Kushëriri i parë i nënkryetarit të Vetëvendosjes (VV’së), Glauk Konjufcës, Lulzim Konjufca është paraqitur sot në fushatë zgjedhore me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Elmi Reçica, shkruan Gazeta Metro.
Kandidati për deputetë nga PDK, Elmi Reçica ka bërë të ditur sot me anë të një postimi në Facebook, se është takuar me veprimtarë të shquar të diasporës.
“Me veprimtarë të shquar të diasporës, aktivistë e mbështetës të kahmotshëm të PDK-së, njëherit biznesmen të suksesshëm, të cilët jetojnë e veprojnë në Londër.
Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të takoja e të kalonim momente bashkëbisedimi me Mefail Retkocerin, Lulzim Konjuvcën dhe Arlind Retkocerin”, ka shkruar Reçica.
Ndryshe Lulzim Konjuvca është kushëriri i parë i Glauk Konfjucës i cili vjen nga VV.
Lulzim Konjuvca siç shihet në fotografi, është paraqitur sot në krah të Elmi Reçicës së PDK’së, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Discussion about this post