Gazetari Valon Syla, ka treguar se si Vetëvendosje po mashtron audiencën në lidhje me pjesëmarrësit në fushatë, që po mbahet para zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.
Në një foto të publikuar nga Syla, shihet pjesëmarrje e ulët e qytetarëve gjatë një tubimi të Osmanit e Kurtit në Zhur.
‘’ Qe qysh i bon 10 mijë veta Albini dhe Vjosa në Zhur. Tani del Bleron Baraliu e rrok krytë në dollapa të kuzhinës e del thotë 55%. Hakia 75%… mbani mend këta numra. Se shfryhet balloni me 14 shkurt’’, shkroi Syla.
Vetëvendosje vazhdimisht publikon foto nga tubimet, duke e theksuar se ka pjesëmarrje të madhe në to, anipse këto tubime janë të ndaluara.
Discussion about this post