Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka vazhduar aktivitetin e tij në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhje parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Ai ka marrë pjesë në tubimet e LDK-së në Malishevë, Rahovec, Gjonaj i Hasit, Rogovë e Hasit dhe Gjakovë.
“Është e rëndësishme që Kosova të qeveriset nga LDK sepse vetëm në këtë mënyrë garantohet vet ekzistenca e shtetit të Kosovës, duke i siguruar qytetarët se LDK mbetet e përkushtuar për ç kapjen e shtetit e zhvillimin e tij”, ka theksuar Gashi.
Ai ka thënë se me LDK në qeverisje vazhdohet bashkëpunimi me aleatin tonë kryesor SHBA të dhe integrimi i Kosovës.
“Të tjerat subjekte para interesit shtetëror të Kosovës nuk janë alternativë, ndaj me 14 shkurt bëjeni Shtetin- Shtet, duke votuar LDK – tha Gashi, në tubimet elektorale sot në Malisheve, Rahovec, Gjonaj i Hasit, Rogove e Hasit, Gjakove….”, theksoi ndër të tjera Arben Gashi.
Discussion about this post