Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, në një postim të tij në Facebook thotë se Qeveria e Kosovës ua ka pamundësuar disa mërgimtarëve hyrjen në territorin e Kosovës, 72 orë para zgjedhjeve.
Sipas tij, kjo po bëhet nga frika e votës.
Tutje, Qorrolli shkruan se ky veprim duhet të dënohet sepse mohimi i lirisë së lëvizjes është një akt poshtërsie.
Postimi i plotë;
72 orë para zgjedhjeve — Qeveria ia pamundëson në mënyrë diskriminuese hyrjen në shtet — shtetasve të saj që e kanë një vendbanim tjetër jashtë territorit të Kosovës.
Kjo është urrejtja më serioze që i bëhet shqiptarit të diasporës. Dhe kjo bëhet nga frika e votës, ashiqarshëm.
Ky veprim jokushtetues në ditën kur po ajo (qeveria) i liron të gjitha masat — nuk duhet të kalojë në heshtje. Duhet të dënohet ashpërsisht sepse ky mohim i lirisë së lëvizjes është një akt i pastër poshtërsie!/Bota sot
Discussion about this post