Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndarje brenda familjeve, për siç thotë ai, në vitet 2008-2009 kanë hyrë nëpër shkolla e ju kanë mbajtur ligjërata fëmijëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai gjatë një tubimi në Prishtinë tha se VV-së duhej t’iu ndalohej hyrja nëpër shkolla dhe mbajtja e ligjëratave. Hoti u shpreh se për shkak të këtyre ligjëratave, sot 20-vjeçarët votojnë ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.
“Ne si LDK nuk i kemi dalë të keqes përballë me kohë. Unë e di që është dashtë me i ndalë në vitin 2008 dhe 2009 kur hynin në shkolla të mesme dhe iu mbanin ligjërata fëmijëve. Sot, 20 vjeçarët, djem e vajza, studentë apo të diplomuar, kanë shkaktuar telashe edhe brenda familjeve. Djali dhe vajza 20 vjeç me e nda votën prej nënës, babës, gjyshes e gjyshit”, tha Hoti gjatë një tubimi në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post