Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thyer rregullat e heshtjes zgjedhore.
Ai pasi votoi, në konferencën për media, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe ta votojnë rimëkëmbjen, përcjell GazetaBlic.Këtë e konfirmoi edhe anëtari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, i ftuar në Klan Kosova.
Më poshtë edhe deklarata e Hoxhajt.“Sot është dita kur flasin qytetarët jo ne politikanët. Sot qytetarët janë para dy opsioneve të Rimëkëmbjes ekonomike dhe para atij të mjegullës dhe izolimit” tha ndër të tjera Hoxhaj.
Discussion about this post