Gazetari Valon Syla thotë se ka vakum në sistem pasi sipas tij mërgimtarët që kanë votuar nëpërmjet postës kanë mund të votojnë edhe në Kosovë.
“Në zgjedhjet e fundit kemi dyshuar që kjo vota që vjen me postë mund të jetë një tjetër kanal që me votën që e kemi brenda”, tha Syla në Pressing.
“Këtë herë e kemi bërë një test në bashkëpunim me 3-4 persona nga diaspora të cilët kanë votuar me postë nga Zvicra dhe kur kanë ardhur në Komunën e Istogut e kanë gjetur vetën në listat e votimit dhe kanë votuar përsëri”, shtoi ai.
“Kjo do të jetë një pyetje për KQZ’në në të ardhmen të cilët do ta dokumentojmë për t’u treguar se ka vakum në sistem”, tha Syla.
Discussion about this post