Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me Enver Hoxhajn për kandidat për kryeministër, doli e dyta në këto zgjedhje.
Sipas, Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ku deri më tani janë numëruar 98% e votave PDK-ja ka marrë 135 mijë e 9 vota, shkruan Gazeta Insajderi.
Derisa këta numra në përqindje janë përkthyer në 17,35 përqind.
Në këto vota nuk janë të llogaritura votat me kush dhe ato me postë, që siç ka njoftuar KQZ-ja do të numërohen në ditët në vijim.
Në zgjedhjet që u mbajtën dje fituese ka dal Lëvizja Vetëvendojse e cila ka marr 374.913 vota ose 48,17 përqind.
Discussion about this post