Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të përgjigjet nëse do ta pasojë Isa Mustafën në krye të partisë.
Haziri ka thënë se e tërë Kryesia e LDK-së është në dorëheqje, raporton Express.
“Nuk ka të bëjë me emra kryetari e tha. Ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.
Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit, pas humbles së thellë të regjistruar nga zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Discussion about this post