Presidenti Thaçi i është drejtuar opinionit pas votimit të Qeverisë Hoti. Mirëpo, në oborrin e Kuvendit nga ku ai po mbante fjalim ka pasur tensione, pasi disa protestues nga jashtë, me brohorima kundërshtuan fjalimin e tij.
“Hajn”- u dëgjuan thirrjet e këtyre qytetarëve derisa Thaçi po mbante fjalimin.
E pas fjalimit derisa, ai po larohej, situata u tensionua edhe më shumë ku protestuesit për pak sa nuk u përleshën edhe me policinë, shkruan Reporteri.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një grup i qetarëve protestuan para Kuvendit kundër Qeverisë së re. Disa nga ta kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh. /Reporteri.net
Discussion about this post