Avdullah Hoti nesër do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës nuk do të marrë pjesë ish-kryeministri Albin Kurti, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se nuk mund ta pranojë atë që e ka shkarkuar.
Kurti po ashtu ka thënë se Hoti u dorëzua tek Thaçi.
“Nesër nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkrakova ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë, do të kthememi përsëri e shumë shpejt”, u shpreh ai në një adresim për qytetarët.
Ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet të enjten në orën 09:00. /Reporteri.net
Discussion about this post