Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është radhitur e dyta me 17.41%.
Gazeta Insajderi ka siguruar votat e kandidatëve për deputetë në Komunën e Lipjanit.
Në komunën e Lipjanit, personi më i votuar është Enver Hoxhaj, njëherit kandidati për kryeministër nga PDK me gjithsej 4 mijë e 28 vota.
Derisa 2 mijë e 673 vota ka arritur t’i marrë Hyzer Rizani pasuar nga Fitim Selimi me 2 mijë e 497 vota teksa personi i katër më i votuar në Lipjan po del të jetë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me 2 mijë e 250 vota, dhe vendin e pesë ka zënë kandidatja, Lumturie Bytyqi-Hasani me gjithsej 1 mijë e 107 vota.
Në Lipjan PDK është radhitur si partia e tretë më e votuar, me gjithsej 5 mijë e 779 vota.
Discussion about this post