Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet akoma numri i saktë i votave të tij, mirëpo del të ketë marrrë mjaftueshëm për tu zgjedhur si deputet nga PDK.
Me këtë rizgjedhje, i njohuri me nofkën e luftës si “Kamishi” , bëhet deputet për herë të pestën herë në Kuvendin e Kosovës.
Profesori Haxhiu, një numër të konsidereushëm të votave i ka marrë edhe në Komunën e Mitrovicës, shkruan Jepi Zë.
Ndryshe, Bekim Haxhiu së bashku me kandidatët tjerë nga Drenica kanë dalur si subjekti i parë në këtë rajon, duke vazhduar që ky vend të jetë bastion i pathyeshëm i PDK-së.
Discussion about this post