Pas 20 vitesh, Besa Gaxherri nuk arrin të bëhet deputete.
Ish-deputetja e LDK-së, e cila ishte prezente në Kuvend, në të gjitha legjislaturat, kësaj here nuk ka arritur t’ia dal mbanë, për t’u bërë deputete.
LDK në këto zgjedhje, ka marr më së paku vota, që kur ajo u themelua, 13 përqind.
Në krye të listës (pa votat e diasporës) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi, shkruan Periskopi.
Kështu, Gaxherri, qëndron jashtë kësaj liste, dhe këtë legjislaturë nuk do të shihet në Kuvend./Periskopi/
Discussion about this post