Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV’së. I njëjti u arrestua sepse kishte thirrur “hajn” në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhiu e ka quajtur arrestimin “kidnapim”.‘’Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin.’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
‘’Kur sot tentojnë ta ndalin lirinë e shprehjes, nesër kush e di se çfarë bëjnë!’’
‘’Regjimi i riinstaluar i udhëhequr nga Thaçi, përmes dhunës ndaj qytetarëve po shpërfaq frikën e tij. Por s’ka asnjë dyshim sepse ky regjim nuk do pranohet nga qytetarët!’’, shtoi ajo.
Discussion about this post