Nga të dhënat e publikuara nga KQZ ku janë numëruar rreth 60% të votave të vlefshme është mësuar se cilët kandidatë për deputetë nga PDK e kanë fituar mandatin e deputetit.Sipas këtyre të dhënave personi më i votuar i PDK-së del të jetë bartësi i listës, Enver Hoxhaj, shkruan Gazeta Blic.Pas Hoxhajt vijnë Uran Ismaili i cili ishte edhe numri 2 në listën e PDK-së dhe Bedri Hamza që ishte numër 4.
Memli Krasniqi e Elmi Reçica janë dy kandidatët e tjerë që kanë fituar mandat të deputetit për legjislaturën e tetë.
Kandidatët tjerë që kanë fituar mandat janë: Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajradi, Abelard Tahiri dhe Bekim Haxhiu.Nga gratë e PDK-së më e votuar ka dalur ish-deputetja Eliza Hoxha.
Pas saj vijnë Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu-Shoshi dhe Floreta Zejnullahu.
Discussion about this post