Lëvizja Vetëvendosje edhe në Ferizaj ka fituar me rezultat të thellë.
Sipas rezultateve të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur t’i fitojë mbi 31 mijë vota, apo 60.51% e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës e dyta më 21.99%, me 11 mijë 439 vota totale.
Burime të Korrekt Press mësojnë se Hekuran Murati, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë, ka arritur t’i merr mbi 20 mijë e 500 vota, që i bie se ai ka marrë mbi 9 mijë vota më shumë se votat totale të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Discussion about this post