Kandidati për deputetë nga radhët e listës LDK-AKR, Behgjet Pacolli është shprehur i befasuar nga rezultati i zgjedhjeve.
Ai beson se është zhgënjyes rezultati i zgjedhjeve i 14 shkurtit, transmeton Indeksonline.
“Jo fare jo. Nuk e kemi pritur këtë rezultat. Është zhgënjyes. Tash një fjalë popullore, kur thehet qerrja, gjen rrugë të mjaftueshme. Nuk e kemi pritur këtë rezultat nga LDK. Ku qëndron faji nuk e di. Është mëkat shtet formuese, me njerëz të mirë, të dijshëm, punëtor, me njerëz pa skandal të penalizohet është papranueshme. E kam kuptuar se në politikë sinqeriteti e korrektësia nuk bën punë. Mëkat i madh që LDK, një parti pa skandale, të penalizohet në këtë mënyrë është e pakuptueshme. Nuk jam pishman, nëse është penalizu LDK-ja, do të thotë jemi penalizuar edhe ne”, u shprehë Pacolli në Klan Kosova. /Indeksonline/
Discussion about this post