Publicistja Kimete Berisha, ka komentuar mbajtjen sekrete të marrëveshjes së LDK-së me Listën Serbe.
Ajo në postimin e saj në Facebook, i është drejtuar Hotit duke i thënë se me çfarë të drejte e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës dhe kush je ti që e mban sekrete marrëveshjen me Listën Serbe?
Në fund, Berisha ka shkruar se “unë e di ‘kush je ti’, se mua më kanë tregu do të presidencës”
Postimi i plotë:
Me çfarë të drejte ti Avdullah Hoti e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës dhe kush je ti që e mban sekrete marrëveshjen me Listën Serbe?
Ku guxon ti me mbajtë sekrete me Serbinë kundër Kosovës?
Ku guxon ti me mbush AKI-në, FSK-në e Ambasadën e Kosovës në SHBA me serbë të Sheshelit!
I kujna je Ti?
Kush je Ti!
(nejse, unë e di ‘kush je ti’, se mua më kanë tregu do të presidencës)
Discussion about this post