Donika Kadaj-Bujupi ka treguar arsyen se pse nuk e ka votuar Avdullah Hotin për kryeministër. Deputetja e AAK-së ka thënë se Hoti po qëndron në anën e kundërt të besimeve të saj politike.
Sipas saj, është anashkaluar Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre dhe është caktuar një kandidat në tavolinë.
“Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike.
Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime.
Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe.
Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.
Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër.
Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër.
Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme.
Në këtë rast është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër” shkruan Kadaj-Bujupi në reagim.
Discussion about this post