Hasi i Prizrenit është goditur sonte nga një breshër i madh.
Të reshurat e shiut të cilat janë përcjell me breshër, kanë shkaktuar edhe dëme materiale të banorëve të Hasit.
Disa fotografi që ka pranuar redaksia e Insajderit shfaqin madhësinë e breshërit që ka goditur Hasin.
Madje, fotografitë tregojnë edhe për xhamat e thyer nga breshëri të një veture në këtë fshat të Prizrenit.
Në adresën e Insajderit kanë mbërritur edhe fotografi të breshërit që ka rënë edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Breshër me intensitet ka rënë edhe në Drenas, tregon një fotografi që e ka dërguar një lexues i Insajderit sot në orët e mbrëmjes.
Discussion about this post