Ish- drejtori i policisë së Kosovës Rashit Qalaj, do të jetë përfaqësues i PDK-së në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re. Së paku, kështu disa miqë të tij ia kanë bërë përhajër përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.
“Urime deputetë, ju priftë e mbara”, shkruhet krahas urimit, derisa në fotografi shihen së bashku Rashit Qalaj dhe Elmi Reçica.
Vlen të kujtojmë se Qalaj kandidoi për deputetë për herë të parë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga ana tjetër, KQZ pritet të nis brenda pak ditësh numërimin e votave të diasporës si dhe atyre më kusht, për të shpallur rezultatet përfundimtare.
Discussion about this post