Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, sot ka folur për këtë ngjarje.
Ridvan Berisha, tha se aty nuk ka pasur kurrfarë presion apo diçka të ngjashme.
Sipas Berishës, aty ishte paraqitja e parë e Kadri Veselit në televizion dhe kishte presion të jashtëzakonshëm.
Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.
“Kjo me Kadriun, u kanë paraqitja e parë e tij, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, pernime ka pas problem me frymëmarrje, krejt menojshin që m’kanë ba presion, edhe m’vetshin, a t’ka ba presion, a t’ka ba presion”, është shprehur Berisha në ATV./Periskopi/
Discussion about this post