Hashim Thaçi, konfrontimin e mbrojtjes së afërt të tij, me një aktivist të LVV-së nuk e quan dhunë, madje ai gjithashtu ka kërcënuar LVV-në, duke thënë se nuk do të tolerohet dhuna e tyre.
Presidenti Thaçi, gjithashtu thotë se nëse dikush tenton t’ia cenojë integritetin fizik, është ai i pari I cili do të jep urdhër për goditjen e tyre, shkruan Kosova24.
“Nuk e kam parë videon e incidentit, por që dua të them është që duhet të ndalen provokimit e Kurtit dhe njerëzve të tij. Toleranca ndaj këtyre rasteve do të jetë zero. Njerëzit që e kanë kryer punën e tyre e kanë kryer në mënyrë shumë të mirë. Nëse ata kanë tentuar të futen brenda oborrit të Kuvendit, atëherë kjo është puna e njerëzve të mbrojtjes së afërm. Nuk do të lejohet Kurti e as njerëzit e tij që të bëjnë veprime të tilla rrugaçërie. Dy duar për kry janë. Nëse ata tentojnë me goditë, unë jam i pari për me i godit. Duhet me u mësu që këto gjëra nuk tolerohen”, ka deklaruar Presidenti në Pressing./Kosova24/
Discussion about this post