Njohësi i Çështjeve të Drejtësisë në Kosovë, Ehar Miftaraj nga IKD është deklaruar sërish për çështjen e shkuarjes së Task-Forcës kundër Korrupsionit.
Madje nga IKD ishte bërë edhe një kërkesë me shkrim në drejtim të Qeverisë Hoti lidhur me mos-shuarjen e kësaj Task-Force brenda Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë, Miftaraj deklaroi se jemi të bekuar që struktura e qeverisë Hoti, nuk do të qeverisë me Kosovën në një të ardhme të afërt, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Me 19 tetor 2020, ne ora 10:00 ne mengjes, IKD reagim dhe kerkese publike Qeverise Hoti, per mos shuarjen e Task Forces kunder Korrupsion
Me 19 tetor 2020, ne ora 14:00 Qeveria Hoti shuan Task Forcen kunder Korrupsion.
Me 23 shkurt 2021, “Shprehim shqetësim serioz për shuarjen e Task Forcës për luftë kundër korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.” – Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën.
Amnistia e perligjur e korrupsionit nga Qeveria Hoti, merr goditjen e rradhes.
Jemi te bekuar qe kjo strukture nuk do te qeveris me Kosoven se paku ne nje te ardhme te afert./Lajmi.net/
Discussion about this post