Haxhi Shala, deputet nga rradhët e Nismës socialdemokrate, tha se vendimin për të votuar në favor të qeverisë Hoti, e mori për shkak që të mos shoh Haki Abaza në qeveri.
Deputeti Shala, duke iu referuar një interviste të ish-zëvendës kryeministrit Abazi, ku ai akuzon Presidentin Thaci, Haxhi Shala tha se për këtë e ka votuar qeverinë Hoti shkruan Kosova24.
“Me të kuptuar se vota ime është vendimtare, kam ardhur ta votoj qeverinë Hoti, për shumë arsye. Ka pasë shumë Haki Abaza në qeverinë e kalume që kanë nxjerr vner kundër UCK-së, për këtë dhe 100 mijë arsye të tjera kam ardhë në sallën e Kuvendit për ta votuar qeverinë Hoti”, ka thënë Shala në T7, përcjell portali Kosova24.
Discussion about this post