Haxhi Shala, deputeti i Nismës, ka thënë se ka dëgjuar këshillat e Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi që ata kanë qenë miqtë e tij më të mirë.Kështu tha ai në T7, ku ndër të tjera deklaroi se atyre do t’ua jepte edhe të birin, nëse ia kërkonin.
“Iu thash ju dy edhe djalin me ma lypë, ua kisha dhanë. Vota ime është për dy persona, për juve dyve, jo për Qeverinë Hoti. Ata kanë qenë miqtë e mi ma të mirë, këshillat ma të mira ata mi kanë dhënë.”, tha ai.
Ndër të tjera, Shala ka shtuar se ka votuar për Qeverinë Hoti edhe për shkak se qeverisja e kaluar ka qenë kundër UÇK’së.Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pro qeverisë së re më 61 vota, ku tashmë në vend do të qeverisë koalicioni LDK-AAK-Nisma në krye me Avdullah Hotin.
Discussion about this post