Kandidati i VV-së për deputet, Dimal Bash aka reaguar pasi ish i dërguari i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e quajti Albin Kurtin antiamerikan dhe kundërshtues të politikave amerikane, transmeton Gazeta Sinjali.
Basha e ka quajtur Grenellin ‘tuxhar të Trumpit’ dhe ‘palaço’.
Sipas Bashës, Grenelli ka fyer afro-amerikanët e familjen Bush.
“Ky u kanë tuxhar i Trumpit, i cili
1️⃣ ka përdor gjuhë raciste ndaj afrikano-amerikanëve dhe ka kriju teori konspirative duke thënë se Obama nuk ka lind në Amerikë,
2️⃣ e ka quajtur Hillary & Bill Clinton gënjeshtarë duke i akuzuar me sendet më t’liga të mundshme,
3️⃣ dhe ka fyer të gjithë familjen Bush, përfshi Bushin senior”, ka shkruar Basha.
“Jemi me fat që amarikanët ia treguan vendin këtij palaço dhe se dëgjon askush më. Bile shefin e tij edhe Twitter e ka përzan për shkak të gjuhës ‘anti-amerikane’ që ka përdor”, ka shkruar tutje ai./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post