Opinionisti Blerim Vela e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket ulëseve që priten të marrin partitë politike në Kosovë pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Express.
Vela në një shkrim në Tëitter, ka thënë se nëse trendi aktual i ndarjes së votave me postë vazhdon njejtë për subjektet politike, atëherë LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit priten që të kenë 49,7% të votave.
Opinionisti tutje thotë PDK-ja pritet të marrë 16.8%, LDK-ja 12.65% dhe AAK-ja 7.16%.
Përkthyer në mandate, sipas parashikimit të Velës i bie që Vjosa Osmani merr 58 deputetë, PDK-ja 19 deputetë, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 deputetë.
Nese trendi aktual i ndarjes se votave me poste vazhdon per subjektet politike, LVV dhe Lista Vjosa pritet te kene 49.7%, PDK 16.8%, LDK 12.65% dhe AAK 7.16%.
Perkthyer ne mandate per deputete:
LVV+Lista Vjosa – 58,
PDK – 19,
LDK – 15 dhe
AAK – 8. #
Discussion about this post