Përderisa njerëzit ende s’mund të kalojnë lirshëm kufirin e Kosovës me Shqipërinë, këtë po e bëjnë me lehtësi lopët.
Fotografi, Arben Llapashtica ka publikuar një video teksa shihen disa lopë që kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
Ato madje, kalojnë normalisht në pikat e kontrollit që gjenden në kufi mes dy shteteve.
Ndryshe, kufiri mes Kosovës e Shqipërisë nuk është hapur ende, teksa një gjë e tillë pritet të ndodhë në fillim të muajit qershor, ose në fund të majit.
first #cow crossing the #borders #kosovo – #albania video: @ALlapashtica pic.twitter.com/wQZRCWPXWv
— Arben Llapashtica (@ALlapashtica) May 19, 2020
Discussion about this post