Pasi janë numëruar mbi 50 mijë vota të diasporës Partia Demokratike e Kosovës ka dalë përsëri e dyta.
Me 4 mijë e 582 vota tashmë kjo parti ka kaluar edhe LDK-në e cila deri më herët renditej si partia e dytë, shkruan Gazeta inFokus.
Në vendin e tretë LDK-ja ka gjithsej 3 mijë e 922 vota.
Ndërsa e para me një rezultat që ka lënë shumë mbrapa partitë e tjera është Lëvizja Vetëvendosje e cila ka marrë 39 mijë e 922 vota.
“Lëvizja Vetëvendosje prinë me 39 mijë e 298 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 922 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota, Nisma Socialdemokrate 435 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike”.
Discussion about this post