Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mësohet se në mesin e deputetëve edhe këtë mandat do të jetë zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj.
Burime të Reporteri.net në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se Driton Selmanaj është në mesin e dhjetë më të votuarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ai ka arritur të marr rreth 8,279 vota për të qenë në mesin e 10 deputetëve më të votuar të LDK-së.
Discussion about this post