Besnik Tahiri, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka folur për vonesat e pagesave prej 170 eurosh, ku rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë marrë si pjesë të parë dhe për ekzekutimin e tyre për pjesën e dytë.
Tahiri në RADIO 1, tha se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai me këtë çështje do merret që sot.
“Çdo vendim shtetëror, është obligim shtetëror.
E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat.
Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë.
Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministin Hoti, ministren e Financave Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë.
Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programacion qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet”, deklaroi Tahiri.
Ndërkaq zv.kryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri nuk ka dashur të komentonte debatin që po zhvillohet në seancën e Kuvendit të Kosovës mbi keqpërderimet e mundshme të qeverisje së shkuar gjatë pandemisë, porse ka reaguar te gjesti i mospranisë së tyre në pranim-dorëzim të detyrave qeveritare nga ish-kryeminsitri Kurti.
“Nuk do doja të merresha tani me këtë çështje.
Ne shumë shpejt do ta kemi programin tonë qeveritar para deputetëve e ku përfshihet edhe pandemia dhe paspandemia.
Ajo çfarë doja të thoja, është se për memorien qeveritare nuk ka qenë me vend mosdorëzim-pranimi i detyrave, megjithatë mbetet në zgjedhjen e z.Kurti” ,tha Tahiri në RADIO 1.
Discussion about this post