Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka thënë se pas konfirmimit se do jetë deputet në legjislaturën e tetë, do të vazhdojë të jetë opozitë e Albin Kurtit.
Arsyet sipas Kastratit janë ta qarta, pasi që ai e konsideron se Kurti është dogmatik dhe komunist.
Tutje, Kastrati thotë se do të jetë kundër Kurtit, sepse ai ishte kundër Rambujesë dhe po të mos ishte Rambujeja, nuk do kishte bombardime të NATO-s dhe ka mundësi që ne sot të mos ekzistonim.
Ai thotë se do të jetë kundër Kurtit, sepse sipas tij, ishte kundër shpalljes së pavarësisë mbi bazën e dokumentit të Ahtisarit.
Ndërsa thotë se nuk i beson për luftën kundër korrupsionit dhe këtë e arsyeton me qeverisjen e VV-së në Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë.
“Jo vetem kaq, unë do të përkujdesëm që ta dekamuflojë çdo lëvizje manipuluese dhe diskursin demagogjik të Kurtit. Për shembull, nuk mund të me bindë Kurti për luftën kundër korrupcionit, kur kryetari i komunës së Prizrenit ka dhjetëra lëndë në gjyq për afera korruptive, kur ish- ministri i tij i shëndetësisë është i dyshuar për manipulim me tenderë, kur kryetari i Mitrovicës është kryetari më i pasur i komunës më të varfër në Kosovë dhe kur qeverisja e Kurtit e ka shndërruar Prishtinën time në Kandahar.“, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Ndryshe, Kastrati ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës pasi mori mbi 13 mijë vota nga qytetarët. hg
Discussion about this post