Ish-deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi ka reaguar pas lajmeve se ish-ministrja nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka blerë votat për tu bërë deputete.Kajtazi thotë se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit, përcjellë Gazeta Blic.Lirije Kajtazi në një bisedë me Gazeta Blic thotë se kërkon rinumërim që të shpërfaqen manipulimet.
Kryetarja e forumit të gruas në LDK thotë se fatëkeqësisht nuk ka video si në rastin e Meliza Haradinajt.“Nuk është hepa e parë që po bëhen manipulime të tilla, në QNR po përpunohen rezultatet. Është shumë indikative, ka sinjal për fabrikim. Për fat të keq unë nuk ka arritë me siguru video, por kam pasë ofertë për me ba manipulime të tilla por nuk i kam bërë. Video për fat të keq nuk e kam si në rastin e Melizës. Kam dorëzuar ankesë në PZAP, por pres përgjigjie me rinumërim e ky besoj që i qet në sipërfaqe këto, deri në instancën e fundit nuk do ndalem.”, thotë Kajtazi për Gazeta Blic.Kajtazhi shton se pas rinumërimit pret që të vijë era votë e lirë dhe demokraci.
Ajo thotë se lufta është brenda llojit, por se nuk pranoi të flasë me emra pa u bërë rinumërimi.“Presim me i ardhë era votë e lirë dhe demokraci. Nuk dua të fol emra sepse nuk e di kush sa ka pagu dhe çka ka rrotullu, le të tregojë rinumërimi kush janë ata. Deri në rinumërim nuk mund të themi asgjë, por secili i ka ulëset e veta, tash lufta bëhet brenda llojit për t’i marrë ato ulëse, LDK i ka pasë 15 ulëse, përjashtu ata që shkuan tek Kurti. Në këto 15 vende sigurisht që është bërë gjtihçka brenda kësaj liste.”, deklaroi ajo për Gazeta Blic.Postimi i saj i plotë: Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit
në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR)⚠️
Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI
Discussion about this post