Avdullah Hoti, tashmë kryeministër i Kosovës, ka thënë se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese bëri të ditur ne anë të një vendimi ën vitin 2019 se kryeministri është udhëheqës në arenën ndërkombëtare. E Hoti thotë se ka pasur kontakte me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, menjëherë pasi u zgjodh kryeministër.“E para unë menjëherë dje pas zgjedhjes kam pasur kontakt me Lajcakun. . Ai i ka të qarta orientimet tona sa i përket dialogut. Vumë kontaktet e para me të. Edhe me zotin Borrell dhe institucionet tjera”, ka thënë ai në RTK.
‘’Sa i përket mënyrës se si do të bëhet dialogu është e qartë: Kryenegociator do të jem unë. Kështu e thotë Kushtetuta. Nuk e vendosi unë por Kushtetuta”, thotë Hoti.
“Unë nuk do të bëjë gabimin duke zgjedhur mes SHBA’së dhe BE’së. Jemi me të dyjat”, tregon ai.
Discussion about this post