Lideri i PDK-së, Kadri Veseli thotë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, por ka disa kritere se si mund të bashkëpunoje më partitë politike.
Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet se a do të bënte një koalicion me Vetëvendosjen.
“Asnjë partie shqiptare nuk i vë kryq, andej nga vi unë, nuk ka vija të kuqe për shqiptarë. Nuk shoh bashkëpunim me secilën parti. Lufta kudnër korrupsionit dhe rendi e sovraniteti i vendit nuk bëhen me fjalë. Bëjmë koalicion me ato parti që e ruajnë këtë komb, e ruajnë këtë shtet. Është cështje e marrëveshjes mbi baza parimore “, ka thënë Veseli.
Discussion about this post