Qeveria Hoti, sot në mbledhjen i hoqi masat e reciprocitetit me Serbinë.Pas kësaj ka ardhur reagimi i ashpër i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.
Osmani thotë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë shkruan Gazeta Blic.
Postimi i plotë:Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.
Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të…
Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, 6 June 2020
Discussion about this post