Qeveria Hoti e ka lëshuar dorën në ditët e fundit të ekzistencës së saj. Në takimin virtual të Qeverisë që po ndodhë këto momente, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë mjetet shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Punëtorët e Shërbimit Korrektues pritet të iu plotësohen kërkesat pas protestave që kishin ditëve të fundit.
Qeveria do t’i gëzojë sot edhe punëtorët e Doganave, ATK-së dhe AUV-it që do të iu ndajë mjete nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan Indeksonline.
Arsyetimi i Qeverisë për ndarjen e këtyre mjeteve është për shkak të angazhimit të shtuar në punë në luftën ndaj pandemisë.
Për ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës të premtën ka patur reagim edhe nga Albin Kurti.
“Keqshpenzim të buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë” ka thënë Kurti në reagimin e fundit.
Discussion about this post