Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka reaguar ndaj kryetarit Mytaher Haskuka.
Ky është postimi i plotë:
Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre qe i ka emeruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme per qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.
Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.
Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.
Discussion about this post