Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e të parit të partisë pas një debakli të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Tashmë kjo parti dhe kryetari i saj Lumir Abdixhiku janë në proces të konstituimit të organeve të LDK-së.
Vet kryetari Abdixhiku ka bërë të ditur se do t’ia propozoj Këshillin të Përgjithshëm kryesinë e re.
Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se pjesë e kryesisë së re të LDK-së nuk priten të jenë nënkryetari i deritanishëm, Agim Veliu, dhe sekretari, Arban Abrashi.
Nënkryetari Veliu pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së ka shkarkuar shoferin e tij për shkak se ky i fundit kishte votuar Lumir Abdixhikun për të marrë timonin e partisë.
Arban Abrashi që ka mbajtur njërën nga pozitat e rëndësishme në LDK, atë të sekretarit të partisë, nuk u përshendet nga Lumir Abdixhiku në momentin e zgjedhjes kryetar në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit.
Discussion about this post