Anëtarja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se e djathta kombëtare në Kosovë formalisht ka rënë me rënien e LDK-së në duart e Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve”.Tërmkolli shton se ka edhe pakurrizorë që e quajnë veten rugovistë, përcjellë Gazeta Blic.
Ajo thotë se u realizuar pikë për pikë plani i akademisë serbe.
Postimi i saj i plotë:
E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!
Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!
Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!
Bravo Vjosa Osmani & Co!
Bravo akademikë të LDK-së!
U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!
Këtu jemi!
#MT
Discussion about this post