Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti 2, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu i ka thënë kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se ka pritur që njëri nga rrënjëdalët e familjes Jashar të jetë pjesë e qeverisë, shkruan Gazeta Metro.
Haxhi ndër të tjerave i ka kujtuar Kurtin ish-ushtarët e UÇK’së, që tashmë janë në Hagë, nuk i përmendi fare.
“Falë UÇK’së jemi këtu ndërsa ju i harruat t’i përmendi, ata nuk kanë shkuar atje si kundërshtar të juaj në Hagë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa tutje Haxhiu është habitur me propozimin e ministrit të Mbrojtjes nga Kurti, ndërsa jo njërin nga gjeneralët e familjes Jashari.
“Kam pritur që njëri nga gjeneralët e familjes Jashari të jetë Ministër i Mbrojtjes por kishe zgjedhur me e bo një të miqtë e tu ne Norvegji”, tha Haxhiu
Duhet theksuar se Kurti ka propozuar, Armend Mehaj si Ministër të Mbrojtjes.
Ndërsa duhet theksuar se Mehaj është me profesion ushtarak, ndërsa ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.
Discussion about this post