Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë mbështetje nënkryetares, Vjosa Osmani.
Gjatë ditës së sotme në medie janë publikuar disa fotografi ku shihet se kinse babai i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, ishte pjesë e policisë serbe.
Pas këtij lajmi. Osmani ka paralajmëruar padi për tregtarët dhe të gjithë ata që kanë shpif për babanë e saj, shkruan lajmi.net.
Lexo edhe:
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka dalë në mbrojtje Osmanit.
“Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.
Reagimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:
Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.
Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.
Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.
Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë. /Lajmi.net/
Discussion about this post