Valbon Krasniqi, infektologu kosovar, ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maska dhe të ruajnë distancën.
Në Kosovë sot u konfirmuan 40 raste të reja me koronavirus, ndaj Krasniqi ka kërkuar që të gjithë bashkarisht, qytetarë, profesionistë shëndetësorë e institucone duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar – kujdes!
Ne të gjithë bashkarisht, qyetarë, profesionistë shëndetësorë e institucone duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona.
E çka mund të bëjmë si qytetarë?
Të paktën të bartim maskat.
Jeta normale duhet të vazhdojë, por mbani MASKAT dhe RUANI DISTANCËN FIZIKE.
Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin Tuaj.
Discussion about this post