Gazmend Syla, deputeti i AAK-së, ka thënë se veç disa njerëz nga LV-ja kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit.
“Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë. Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë. Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran”, ka shkruar deputeti Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.
Discussion about this post