Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj akuzave të disa individëve në adresë të familjes së kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Avdyli ka shkruar se ata nuk do të ndalen dhe se nuk do t heshtin.
Ky është postimi i plotë i tij:
Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë.
Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten.
Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar.
Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja.
Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni.
Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë.
Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë.
Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.
Discussion about this post