|Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Lista Serbe nuk do ta kushtëzojë punën e Qeverisë Hoti.
Ai i është përgjigjur një deklarate të anëtarit të VV’së, Haki Abazi, ku tregonte kushtet që i kishte vënë Lista Serbe për tu futur në koalicion me LDK’në, AAK’në dhe Nismën.
“Këto janë vetëm propaganda”, thotë ai.
“Qeveria Hoti nuk varet nga Lista Serbe. Në momentin që Lista Serbe në vë kushte, e prishim Qeverinë”, shton Selmanaj.Ky është statusi i Abazit ku thoshte se cfarë do të përfitojë Lista Serbe.
Discussion about this post