Pas tërheqjes së ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar reagimet nga opozita.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk “Nuk arsyetohet tërheqja e Ligjit pas dështimit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.”
Sipas saj Qeveria duhet të kërkojë falje sepse në të kundërtën ky veprim është një përbuzje e radhës.
Postimi i deputetes së PDK-së, Blerta Deliu:
Nuk arsyetohet tërheqja e Ligjit pas dështimit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje për tentim grushtetin e mbrëmshëm ndaj demokracisë. Të kërkojë falje për përpjekjen të nëpërkëmbë vullnetin e mbi 400 mijë votuesëve, të cilët i përfaqëson opozita.
Të kërkojë falje që provoi të eliminojë rolin e shoqërisë civile si kontributdhënëse aktive në hartimin e ligjeve që implikon të drejtat e njeriut dhe afekton fundamentin e demokracisë. Mbi të gjitha, duhet t’i kërkojë falje mërgatës, me të cilët abuzoi në mënyrë flagrante për të evituar një ndalesë ligjore në shërbim të interesit të vet personal.
Tërheqja e Ligjit pa kërkimfaljen nuk është veprim i sinqertë politik, pos përbuzje e radhës me opozitën dhe gjithë publikun!
Discussion about this post