Sejdi Hoxha nga PDK-ja, ka reaguar pasi deputetja e kësaj partie, Adelina Grainca ka kaluar tek Levizja Vetëvendosje.
Hoxha ka kërkuar që PDK të lirohet nga personat që e shohin partinë si biznes dhe t’i kthehet popullit dhe elektoratit.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht ndodhë edhe në PDK që të shitet dhe blihet deputeti.Një rast i tillë i shitblerjes së deputetëve nuk ka ndodh asnjëherë deri më tani në historinë politike të PDK-së.
Kryetari në detyrë Enver Hoxhaj duhet menjëherë ta përjashtoi nga PDK deputeten Adelina Grainca e cila votoj kundër vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së për zgjedhjen e Presidentit.
Sigurisht që një pjesë të përgjegjësisë duhet ta mbajnë edhe ata të cilët e kanë propozuar znj. Grainca ne listën e deputetëve te PDK-së.
Fjalë elegjie për këtë deputete janë thurur shpesh gjatë fushatës edhe nga lidershipi i PDK-së.
PDK duhet të lirohet nga milionerët të cilët PDK-në nuk e shohin si vlerë dhe alternativë politike por si mundësi për ta rrit kapitalin e tyre financiar.
PDK duhet të lirohet nga personat që e shohin partinë si biznes dhe ti kthehet popullit dhe elektoratit
Discussion about this post